Gazetar: Ile Petreski
Komisioni Rregullator i Energjetikës së bashku me ekspertët sot prezantoi kalkulatorin me të cilin do të mund të llogaritet energjia elektrike e konsumuar në amvisëri, shkruan Alsat.
Për momentin, autoritetet nuk bëjnë të ditur se me cilat tarifa do të përllogaritet rryma e harxhuar, sepse fillimisht duhet të përcaktohet çmimi i ri që EMV-ja do ta ofrojë në tenderin e EVN Home.
Pas reagimeve të publikut, do të shtohen nivelet e modeleve tarifore.
Por ekspertët thonë se mbeten të mendimit se 80 për qind e amvisërive do të kenë fatura të reduktuara të energjisë elektrike.
“Kufij të rritur të blloqeve, edhe atë shumë të rritur, jo vetëm makijazh për përqindje të imtë. Çmimet në tarifën e lartë do të ishin: në bllokun e parë më pak se 7,32, ajo që është tani. Në bllokun e dytë, deri diku njëjtë sikur tani, me dallim të vogël ndërsa në tarifën e ulët do të jetë pak më lartë se tani, me përqindje të njëjtë sa është në bllokun e parë, më ulët se 7,32”, tha Rubin Taleski- profesor universitar.
Propozimi fillestar që u prezantua nëpër debatet publike ishte që të ketë katër modele tarifore, edhe atë: blloku i parë të jetë deri në 210 kilo/vat orë, i dytë 420, blloku i tretë do të ishte prej 420 deri 630 kilovat/orë dhe blloku i fundit deri 630 kilovat/ orë.
Propozimi i modeleve tarifore
Modeli i parë 210 kilovat/ orë
Modeli i dytë 420 kilovat/ orë
Modeli i tretë 420-630 kilovat/ orë
Modeli i katërt 630 kilovat/ orë
Reagimet në publik arritën pas informacioneve se ata që do të jenë në grupin e katërt tarifor mund të kenë rritje të faturës së rrymës deri në 50%. Ekspertët dhe KRE sigurojnë se edhe krahas paralajmërimeve të këtilla, ngrohja me rrymë do të jetë më e leverdishme sesa sobat me dru./ Alsat.mk