Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali sot mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës, nga të cilët numri më i madh janë të Fakultetit të Mjekësisë.
Duke i uruar për suksesin, ministri Sali theksoi se pas shumë viteve diskriminim ndaj të diplomuarve të mjekësisë në Universitetin e Tetovës, tashmë diploma e mjekut të USHT-së do të vlejë njësoj në llogaritjen e pikëve në konkurset për specializime.
“Po ashtu e theksova edhe hapjen e programit të ri të specializimit për mjekësi familjare, mundësinë që 50 të diplomuarit më të suksesshëm ta kenë vendin e punës të garantuar, si edhe bursat për specializimet e gjinekologjisë dhe pediatrisë.
Duke i përmbushur këto mundësi, mendoj se pak a shumë e kemi arsyetuar dhe përmbushur edhe detyrën tonë pse jemi në krye të Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Sali.
Ai uroi që këso mundësi të kenë edhe studentët dhe të diplomuarit e tjerë, “sepse fundja suksesi ynë në qeveri nuk do të matet me dekadat e kaluara në pushtet, por me detyrat e realizuara gjatë atij pushteti”.
Data 14.09.2025
Aktuale
- Rekordi i ri botëror: Doneri 25 metra në Ontario që trondit botën e ushqimit
- Policia operacion në Fier kundër firmave piramidale online, raportohet për 6 persona të arrestuar
- Tensionet në Detin Barents: Rusia intensifikon stërvitjet ushtarake pranë NATO-s
- Sekreti i Nazit: Pse engjëjt e ndaluan të fliste në emision?
- Priten reshje të dobëta shiu në zonat malore, ja parashikimi i motit për sot
- Toshkovski: Zjarri në Trubarevë nën kontroll, por substancat toksike rrezikojnë banorët
- Gjeorgjievksi: Ndotja e ajrit si sfidë serioze për Shkupin!
- Orce Gjeorgjievski:Zjarr katastrofik në Shkup – të gjitha forcat në terren