Hamdi Nuhiju
Ballkani i hapur është një ide me formë dhe përmbajtje e cila po realizohet përmes samiteve të ndryshme në shtetet e ndryshme të Ballkanit. Kësaj here krerët e Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë u mblodhën në Ohër.
“ Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur nënshkruan katër marrëveshje, që sipas tyre do të thellojnë edhe më tej bashkëpunimin në sferën ekonomike, të arsimit, kulturës dhe turizmit” , shkruan Alsat. (08.06.2022)
Marrëveshja e parë ka të bëjë me luftën kundër mospagesës së tatimit.
Marrëveshja e dytë ka të bëjë me njohjen reciproke të diplomave.
“ Memorandumi për bashkëpunim kulturor promovon shumëllojshmërinë kulturore, dialogun ndërkulturor dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.
Në shtatë nenet e Memorandumit, shtetet angazhohen për të inkurajuar lëvizshmërinë e punonjësve të kulturës, financimin e projekteve kulturore dhe thellimin e bashkëpunimit institucional. “, shkruan Alsat. (08.06.2022).
Dhe marrëveshja e katër ka të bëje me sferën e turizmit.
Për idenë e “Ballkanit të hapur” ka shumë interpretime, ide dhe mendime! Po ashtu janë ngritur shumë dyshime në lidhje me përcaktimin strategjik të shqiptarëve, po edhe të kësaj pjese të Ballkanit, se kjo ide a do të jetë zëvendësim i idesë së Bashkimit Evropian apo jo?
Lexuesit kësaj here dua që t`ia paraqes para syve një interpretim kafeneje.
Kush fitoi nga lufta 100 e ca vjeçare midis Anglisë dhe Francës? Armiqtë e saj! Kush humbi me ndërprerjen e luftës dhe krijimin e Bashkimit Evropian? Nuk humbën as Anglia e as Franca, pa marr parasysh brexitit!
Në interesin e kujt është që dy komshinj të janë të hapur njëri me tjetrin, po edhe të bashkëpunojnë në pika të interesit të përbashkët?
Kush humb nëse dy komshinjë bashkëpunojnë njëri me tjetrin? Humbin vetëm armiqtë e tyre, ndërsa përfitojnë dy komshinjtë, dikush më shumë e dikush më pak!