Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla lokale deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Pasdite kryesisht në pjesët veriore do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut kohë pas kohe të rrëmbyeshëm dhe të bubullimave. Temperatura minimale do të jetë një interval prej 10 deri 18 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 29 deri 35 gradë Celsius. UV=8.
Në Shkup moti do jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 33 gradë Celsius.
Deri të dielën do të mbajë mot i ngrohtë mbimesataren, ndërsa pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave, të shtunën me mundësi të breshrit. Nga e hëna moti në më shumë vende do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa proceset lokalisht do të jenë në formë më intensive të motit të ligë. Temperaturat do të jenë në rënie.