Është shenuar përvjetori i pestë i Shoqatës të Mjekëve Specializantë. Duke ua uruar përvjetorin, ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, ka uruar që ta vazhdojnë kontributin e tyre në avancimin e sistemit shëndetësor.
“Shoqërim i shkëlqyer me mjekët e rinj specializantë, me të cilët kemi krijuar bashkëpunim të suksesshëm. Ata janë forca lëvizëse dhe prandaj me ta do të vazhdojmë të krijojmë bashkërisht politika shëndetësore, sipas nevojave të tyre”, deklaroi Sali me rastin e këtij solemniteti.