Ministri për Shoqëri Informatike Admirim Aliti sot mori pjesë në Tryezën e Ministrave, që u mbajt në korniza të Forumit 2022 të Samitit Botëror të Shoqërisë Informatike, në Gjenevë.
“Në fjalën time të rastit informova mbi planet, projektet dhe fokusin tonë në digjitalizim të administratës”, deklaroi Aliti pas fjalimit të tij në këtë samit.
Ai gjithashtu ka theksuar se vendet duhet të angazhohen më shumë për bashkëpunim, në zhvillimin e infrastrukturës së IKT-së.