Ejup Berisha
Çfar ështe Demokracia kjo mes tjerash është edhe mundësi e qytetarëve të një vendi apo këta si shtetas të një shteti të mund të takohen me Kryetarin e Kuvendit, me Presidentin e Republikës si dhe me Kryetarin e Qeverisë së shtetit të tyre. Kjo gjë duhet të behet realitet për faktin se të gjithë këta funkcioner të lartë shtetëror në postet më të larta shtetërore sot zgjedhen në mënyrë të drejtepërdrejtë apo jo të drejtpërdrejtë nga qytetarët, pra të njejtët janë perfaqsues të zgjedhur me votat e qytetarëve.Kështu Kryetari i Kuvendit së pari herë zgjedhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me votat e qytetarëve si deputet në Kuvend e pastaj në postin më të lartë udhëheheqës të organit më të lartë ligjvenës i njëjti zgjedhet në menyrë të jodrejtpërdrejtë nga deputetët e Kuvendit të cilët gjithashtu zgjedhen nga qytetarët. Presidenti i Republikës zgjedhet në menyrë të drejtpërdrejtë nga qytetarët në zgjedhje të drejtpërdrejta me votim të fshehtë. Kryetari i Qeverisë në postin e shefit të organit më të lartë ekzekutiv zgjedhet nga deputetët e Kuvendit dhe i njëjti në postin më të lartë që e mban në Qeveri tërë kohës duhet ta gëzoj mbështetjen e deputetëve të Kuvendit nëse I njëjti nuk e gëzon mbështetjen në fjalë ky duhet të përshëndetet me postin. Prandaj të tre këta funkcioner të lartë shtetëror nuk duhet ti mbyllin dyert e institucioneve të larta shtetërore për takim me qytetarët nëse këta të fundit shprehin dëshirë apo dhe kanë nevojë që të takohen me këta funkcionerë. Edhe njëher do të përsëris Demokraci pra është edhe mundësia që qytetarët kur të kene nevojë dhe dëshirë që të takohen me Kryetarin e Kuvendit, me Presidentin e Republikës si dhe me Kryetarin e Qeverisë këtë të mund ta bëjnë pa asnjë hamendje apo pengesë. Kjo mundësi do ta forconte demokraci në shtet ndërsa qytetarët do ti bënte të ndjehen të lirë dhe të brabartë në shtetin e tyre.Nuk mund të ketë justifikime të tipit Kryetari i Kuvendit Presidenti i Republikës apo dhe Kryetari i Qeverisë nuk mund të takohen me qytetarët se të njejtët janë tepër të zënë me punë dhe angazhime të larta shtetërore. Në rregull kjo si justifikim edhe qëndron apo është me vend por në momentin kur funkcionarët shtetëror janë më të lirë apo dhe më të shkarkuar nga obligimet dhe detyrimet shtetërore që i kanë këta duhet menjëher të krijojnë mundësi dhe kushte që të takohen me qytetarët. Kjo duhet të bëhet për faktin se Kuvendi dhe Qeveria janë institucione të cilat duhet të jenë krahas në sherbim të shtetit këto duhet të jenë edhe në shërbim të qytetarëve. Nuk është korrekte që qytetarëve tu thuhet se Kuvendi.Kabineti i Presidentit të shtetit dhe Kabineti i Kryetarit të Qeverisë përher jane të hapur për qytetarët dhe në momentin kur këta kërkojnë takime me funkcionerët më të lartë të shtetit këtë gjë ata asesi të mos kenë mundësi ta bëjnë për shkak se funkcionarët e lartpërmendur nuk kanë disponim apo dhe vullnet që të takohen me qytetarët. Pra funkcionet shtetërore që i ushtrojnë Kryetari i Kuvendit,Presidenti i Republikës dhe Kryetari i Qeverisë nuk janë të trashegueshëm por jane të zgjedhshëm kjo pra fukcionerëve të lartpërmendut ua imponon obligimet që të ndajnë kohë të lire dhe të takohen detyrimisht me qytetarët, dhe me këtë rast të njëjët nuk kanë të drejtë të refuzojnë kërkesa për takime me ta. Pra krahas obligimeve të tjera që i kanë Kryetari i Kuvendit,Presidenti i Republikës dhe Kryetari i Qeverisë, edhe takimet me qytetarët është obligim pune i tyre. Prandaj Z.Xhaferu, Z Pendarovski dhe Z.Kovaçevski hapni dyert për qytetarët tani nuk do të keni asnjë problem dhe rrezik për tu ftohur se është stinë vere.