Ministri i diasporës në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Xhemail Çupi, ka realizuar takim me deputetin dhe ish-ministrin për diasporë në Shqipëri, Pandeli Majko.
Nisur nga përvoja e tij në këtë fushë, biseda është fokusuar në ofrimin e shërbimeve më të mira dhe lehtësuese për diasporën.
“Z. Majko theksoi se diaspora shqiptare në botë është një, pavarësisht origjinës, prandaj vendimet qeveritare të rajonit duhet të jenë të unifikuara.
Ministria e mëparshme për diasporë në R. e Shqipërisë, ministër i së cilës ishte vetë ai, tani është pjesë e ministrisë së Evropës dhe punëve të jashtme, por pavarsisht kësaj bashkëpunimi i diasporës mes dy shteteve duhet të vazhdojë”, deklaroi Çupi pas takimit.
Data 14.09.2025
Aktuale
- Miteva: Mickoski ishte në komunikim me të gjitha institucionet për shuarjen e zjarrit në Trubarevë
- PAMJET/ Pësoi infarkt, mbërrin me helikopter në Tiranë ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov! Ja si paraqitet gjendja e tij
- Sot protestohet në Hagë kundër Gjykatës Speciale
- Prokuroria Themelore e Shkupit ka njoftuar se po ndërmerr veprime lidhur me zjarrin në Trubarevë
- Serbia në prag të një konflikti të ri: A është lufta civile e pashmangshme?
- Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shkurov pëson infarkt, niset me urgjencë në spital
- EMRAT/ Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! Sekuestrohen mijëra euro! Personat fillimisht nuk iu bindën policisë, por…
- Osmani: Lista e këshilltarëve e AKI, simbol i ndryshimit dhe fillimi i një politike të re që u shërben qytetarëve të Çairit