Në një prononcim për TV21, ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska tha se është në kontakt të vazhdueshëm me drejtorin e Qendrës për Menaxhim me Kriza Stojançe Angellov dhe se helikopterët e ushtrisë janë të gatshëm për të intervenuar në Tetovë ku zjarri ka kapluar një fabrikë.
“Jam në Uashington, para pak kohësh jam dëgjuar nga drejtorin Stojançe Angellov që është në kontakt me shefin e ushtrisë, pjesëtarët e kazermës në Tetovë tashmë janë të përfshirë, helikopteri ynë është në gatishmëri, tani për tani vetëm ai nga Ministria e Brendshme është i përfshirë”, tha Petrovska për TV21.