Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se në orët e mbrëmjes gjithashtu në vend ka mot jostabili, me shtrëngata dhe reshje të rrëmbyeshme, më së shumti në pjesët qendrore dhe në lindje, ndërsa lëvizja e reve është kryesisht në drejtim të lindjes dhe verilindjes.
Aktualisht një pjesë e masës së vranësisë së paqëndrueshme nga e cila ka shtrëngata dhe kushte për reshje të rrëmbyeshme po lëviz nëpër Veles dhe në pjesët jugore të Shkupit dhe do të kalojë në Kumanovë dhe Shën Nikollë. Pjesa e dytë me jostabilitet më të gjerë përshkon Plaçkovicën dhe do të përfshijë Maleshevën dhe pjesën e skajshme lindore të vendit.
Kjo paqëndrueshmëri e motit do të jetë prezente deri në pjesën e parë të natës dhe më pas do të dobësohet dhe do të lëvizë tërësisht në drejtim të lindjes.