Gjatë ditës së djeshme është raportuar se tre persona janë kafshuar nga qentë endacakë në Shkup, e në mesin e tyre edhe dy fëmijë të mitur, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
O.G (45 vjeçar) nga Shkupi dje në ora 17:45 në Stacionin Policor Kisella Vodë ka raportuar se vajza e tij e mitur është sulmuar nga një qen endacak në rrugën “Serska”.
Dhe F.T.(21 vjeçar) nga Shkupi dje në ora 20:00 në Stacionin Policor Kisella Vodë ka raportuar se është sulmuar nga një qen endacak në Bulevardin “Boris Trajkovski”, njoftuan nga MPB.