Në kuadër të vizitës treditore në Turqi bashkë me kryeteren e qytetit të Shkupit, zonjën Danella Arsovska dhe me zotri Husrev Emin kryetar i MATUSITEB-it (Lidhja e organizatave joqeveritare turke në Maqedoni) realizuam takim të frytshëm me kryetarin e qyetit të Konjës, z.Ugur Ibrahim Altaj, me të cilin u nënshkrua edhe memorandum bashkëpunimi.
Në këtë drejtim, Brigadës Zjarrfikëse të qytetit të Shkupit do t’i dhurohet një automjet zjarrfikës, si vulë për fillimin e këtij bashkëpunimi.
Kontribut të rëndësishëm nga ky bashkëpunim bilateral do të ketë edhe Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale, përmes shkëmbimit të përvojave dhe forcimit të kapaciteteve logjistike dhe teknike.
Ky përfitim fillestar është dëshmi për përfitimet tjera vijuese që burojnë nga bashkëpunimet bilaterale që janë shumë të rëndësishme për qytetarët.
KLIKO KËTU PËR TË PARË VIDEON.