Me kallëzimet e reja penale të organeve të përndjekjes doli në sipërfaqe dhe në shesh se edhe kështu prokuroria e orkestruar nuk ka mundur të gjejë asgjë kontestuese tek lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kundrejt të pavërtetave të dirigjuara nga qendrat nën kontrollin e LSDM-së.
Të përkujtojmë, LSDM-ja është parti e cila është e dënuar për shpifje dhe lajme të rrejshme.
LSDM-ja sipas aktvendimit të Gjykatës themelore duhet t’i kërkojë falje kryetarit Mickoski për atë që përhap lajme të rrejshme dhe të pavërteta.
Nëse do të kishte edhe një dyshim të vetëm, prokurorët dhe inspektorët partiakë të cilët punojnë vetëm me urdhër të LSDM-së do të bënin një skandal të madh nga ky rast. Kundrejt kësaj u dëshmuan se me muaj të tërë qendrat e LSDM-së e kanë gënjyer opinionin për çka nuk është hera e parë, njëjtë siç nuk do të jetë hera e parë e nevojës që të kërkojnë falje për këtë.
Personi i theksuar në rastin konkret asnjëherë nuk ka pasur marrëdhënie pune në VMRO-DPMNE dhe gjithçka tjetër paraqet gënjeshtër të fabrikuar dhe me qëllim të keq nga ana e LSDM-së që të tërheq vëmendje nga inflacioni, prodhimet e shtrenjta, varfëria, mos sukseset e qeverisë.
Për dallim nga LSDM-ja, qartë tregojmë se secili i cili që ka gabuar para ligjit duhet të përgjigjet përmes procedurës ligjore dhe transparente.