Transmetimi nga personi në person është shumë i ulët, sidomos përmes organeve të frymëmarrjes tregon Danillovski. Sëmundja përcillet nga kontakti lëkur me lëkurë, çarçafi i të infektuarit ose nga ndonjë kafshë e infektuar. Lia e majmunit nuk është sëmundje që transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale, por një numër i madh i burrave e kanë marrë infeksionin përmes marrëdhënieve seksuale.
“Shumica e të gjithë të sëmurëve, diku rreth 160 në numër, në 16 shtete, në tre kontinente janë persona që bien në kategorinë e burrave që kanë seks me burra. Do pyes dikush përse, qenka sëmundje seksualisht e transmetueshme. Nuk është ashtu. Edhe pse sipas pasqyrës epidemiologjike duket ashtu, asocon ashtu, por nuk është, por transmetohet për shkak të kontaktit të ngushtë lëkurë me lëkurë dhe skuqja paraqitet rreth organeve gjenitale”, tha Dragan Danillovski, epidemiolog.