Kuadrot e Alternativës kanë marë edhe një post të rëndësishëm, pasi Rasim Ali është emëruar drejtor i Shoqatës Aksionare me kapital kryesisht shtetëror, “Sllavija”.
Drejtor i ri i kësaj ndermarrje do të jetë Rasim Ali, i cili njëherit është drejtori i parë shqiptar në këtë ndermarrje, gati 70 vite pas themelimit të saj në vitin 1954.
“Sot dhe zyrtarisht pranova detyrën e Drejtorit gjeneral dhe Kryetarit të Bordit Drejtues të SH.A. Sllavija – Shkup. Do të angazhohem që kjo ndermarrje të kthehet në binarët e suksesit si më herët”, deklaroi Ali pasi e pranoi postin.
SHA “Sllavija” është ndermarrje me 98 për qind kapital shtetëror, e cila posedon qindra lokale në Shkup dhe kryesisht merret me dhënien e tyre me qera. Në bursën e Maqedonisë vlera e kësaj ndërmarrje sillet nga 8 deri në 10 milionë euro.