Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (24.05.2022) ka zhvilluar kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuari, me 370 drejtues mjetesh të sanksionuar.
Prej tyre, 32 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe gjashtë automjete me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Kështu, 110 drejtues mjetesh e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, kurse 260 në vend të banuar.
Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.