Drejtori i Ndërmarrjes Publike “ Hekurudhave të Maqedonisë-transport” Mubekir Palloshi, ka realizuar vizitë zyrtare në kryeqytetin turk, Ankara. Vizitën e ka realizuar me ftesë të Drejtorit Gjeneral të TCDD – Hekurudhat e Republikës së Turqisë.
Pas takimit Palloshi theksoi se homologu i tij turk ka shprehur gatishmëri për thellim të bashkëpunimit mes dy ndermarrjeve shtetērore.
“Me ftesë të Hasan Pezük Drejtor Gjeneral i TCDD – Hekurudhat e Republikës së Turqisë- Transport, sot zhvillova takim në Ankara ku biseduam për projekte regjionale si dhe për bashkëpunimin dhe mundësin për të ndihmuar Republika e Turqisë në zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve të Hekurudhave të Maqedonisë-transport”, deklaroi Palloshi pas takimit.