Ishulli i Chiosit në Greqi është tronditur nga vrasja mizore e ndodhur në Lith. Sipas mediave greke një 28-vjeçar shqiptar pas një keqkuptimi ka goditur me thikë dhe ka vrarë një 40-vjeçar. I riu i tha policisë se viktima i kishte ngacmuar partneren.
Biznesmeni 40-vjeçar, baba i dy fëmijëve kishte shkuar për të pirë në lokalin ku punonte 28-vjeçari me të dashurën e tij. Një keqkuptim mes dy burrave solli më pas ngjarjen e rëndë. Ndërkohë që ata njiheshin me njëri tjetrin pasi babai i shqiptarit ishte shok me 40-vjeçarin grek.
Autori u arrestua, u dërgua në Prokurori dhe të martën do të japë shpjegimet në lidhje me ngjarjen. Ndaj autorit 28-vjeçar është ngritur një çështje për veprën penale të vrasjes me dashje dhe shkelje të legjislacionit për armët. Një dëshmitar okular ka treguar për mediat:
Pashë gjak kudo në dysheme, autori e kishte humbur fare dhe nuk dinte çfarë të bënte. Më kujtohet që i thashë të thërriste shpejt ambulancën, të vinte dikush, edhe unë e kisha humbur, nuk e dija se çfarë po më ndodhte, isha i hutuar.