Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, partia që përfaqëson ai do të siguronte 61 deputetë.
“Nëse tani ka zgjedhje të parakohshme parlamentare, procedura duhet të fillojë sot, mbajeni fjalën time, ju garantoj se VMRO-DPMNE me koalicionin do t’i ketë saktësisht 61 deputetë”, tha Mickoski.
“Do të ketë hapa të tjerë, nuk do të jenë vetëm bllokada, për ato hapa të tjera do të duhet të komentojnë organet e partisë”, tha Mickoski.