Deputeti i Alternativës, Skënder Rexhepi-Zejd, i ftuar në emisionin Click plus në Televizionin 21 tha se nëse Alternativa nuk arrin të jetësojë pikat e saj programore. Atëherë duhet të braktisi Qeverinë, në të kundërt do të pësoj fatin e partive të tjera që kanë shkuar në histori.
“Alternativa nuk ka qenë asnjëherë më e fuqishme se tash, Qeveria varet prej deputetëve të Alternatives. Alternativa i ka të gjitha mundësitë të realizojë programin e saj politik pa I dhënë llogari askujt. Nëse Alternativa nuk arrin të jetësojë pikat programore të braktisë Qeverinë menjëherë”, tha Zejdi.