Alternativa – Dega Tetovë dje (08.05.2022) mbajti mbledhjen e dytë të Kuvendit të Degës.
Në një atmosferë konstruktive, në këtë mbledhje u zgjodh Kryesia e Degës në përbërje prej 15 anëtarësh prej të cilëve përveç kryetarit të degës – Dritan Bexheti, sekretar u zgjodh – Jusuf Abduli, nënkryetarë – Berat Jusufi, Valdet Zulbeari dhe Nusret Aziri, arkëtar – Idriz Abdullahi, si dhe u parapanë vende për kryetaren e ardhëshme të Forumit të Gruas dhe kryetarin e ardhëshëm të Forumit Rinorë.
Më tutje, në mbledhje u miratua lista e anëtarëve të Kuvendit Qendror të partisë Alternativa nga Dega e Tetovës si dhe lista e delegatëve nga Dega e Tetovës që do jenë pjesëmarrës në Kongresin e partisë që do mbahet më 15.05.2022 në Shkup.
Gjithashtu në mbledhje u diskutua në lidhje me Kongresin e partisë si dhe për aktualitetet tjera politike.