Dy pacientë të rinj në dializë do të marrin veshkë nga donatori i ndjerë, familja e të cilit dje pas dite pranoi t’i dhuronte organet, njoftoi ministri i shëndetësisë, Bekim Sali.
Sali paralajmëroi se gjithashtu, në ditët në vijim do të pasojnë edhe transplantet e indit kockor te pacientët që po mjekohen në Klinikën e Ortopedisë, duke vendosur theksin tek transplantimet si strategji e Ministrisë për të shpëtuar pacientët nga sëmundjet e rënda.
“Koordinatorja Nacionale, dr. Maja Mojsova Mijovska, koordinatorët e spitalit, së bashku me ekipet e Klinikës së Neurokirurgjisë, KARIL-it, Institutit të Radiologjisë, Klinikës së Transfuziologjisë, Klinikës së Nefrologjisë, Klinikës së Kardiologjisë dhe Klinikës Kirurgjike të Urologjisë dhe Ortopedisë, këtë fundjavë kanë kryer me sukses transplantin e tretë radhazi që nga fillimi i vitit”, deklaroi Sali.
Ai ka falënderuar familjen e pacientes së ndjerë, veçanërisht vajzën e saj të re, trimëria, guximi, humanizmi dhe mirësia e së cilës na sollën ditë plot shpresë dhe jetë për të paktën dy pacientë.
“Edhe një herë, ngushëllime për humbjen e pësuar dhe mirënjohje për humanizmin e tyre”, tha Sali.
Data 14.09.2025
Aktuale
- Faton Ahmeti nga Teqeja: 19 Tetori do t’i japë fund poshtërimit, fillon rruga e re e zhvillimit
- Bajram Rexhepi: Tetova së shpejti do të fillojë të frymojë e lirë e me dinjitet
- Behar Emini nga VLEN do të kandidojë për kryetar të Butelit
- KSHZ: Përfundoi afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetarë komunash dhe kandidatëve për këshill komunal
- Pësoi infarkt në Voskopojë dhe u transportua me urgjencë në Tiranë, Spitali Amerikan: Ambasadori i Ukrainës iu nënshtrua ndërhyrjes kardiologjike! Operacioni shkoi me sukses
- Fidan merr pjesë në takimin e diplomatëve të lartë arabo-islamikë në Katar
- VLEN: Deponitë janë trashëgimi nga koha e BDI-së
- Mbyllet afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar dhe këshilltar komunal