QYTETARËT ME ALTERNATIVA TJERA TRANSPORTI
Vetëm cicërimat e pëllumbave dëgjohen në stacionin hekurudhor në Shkup.
Shumica e qytetarëve gjejnë alternativa tjera për transport.
QYTETAR
“Jo nuk udhëtojmë shpesh por për shkak fëmijëve, te motra po shkojmë në Veles”.
Dy trenat për Kërçovë dhe Koçanë janë prishur. E për këtë drejtori i Hekurudhave Mukebir Palloshi thotë:
MUKEBIR PALLOSHI DREJTOR I HEKURUDHAVE
“Askush nuk mund ta parasheh se sa kohë i duhet për me i riparu, janë duke punuar intenzivisht dhe e kemi prioritet”.
Voziten katër lokomotiva të reja dhe gjashtë të vjetra. Me dritare të thyera e në gjendje të mjerueshme janë ato të vjetrat. Ndërsa ndodh që edhe të prishen në mes të udhëtimit.
“Lokomotivat prishen shpesh, veçanarisht këto të vjetrat.
E ai që i kontrollon për çdo udhëtim thotë se 100% janë të sigurtë edhe pse ndonjëherë prishen.
“100 përqind janë të sigurta.
A ndodh që të prishen?
Ka edhe raste të tilla por intervenojmë shpejtë”.
Për të parë nga afër se si janë kushtet në teren bëmë një xhiro deri në Veles. Shoferi i trenit rrëfen se si veprojnë kur prishet treni.
“Mundohemi ta rregullojmë që të vazhdojmë udhëtimin”.
Në tren kryesisht voziten student e nxënës të cilët janë nga Velesi dhe shkojnë për në shkollë.
Qytetar
A vonohet treni?
Nuk vonohen por prishen. Po shumë shpesh prishen. Për këtë edhe në shtëpi shumë vonë arriijmë. Ndonjëherë presim deri në ora 12.
Çfarë bëni në ato momente?
Ato që jetojnë në afërsi vinë familijarët i marrin, apo shkojnë me taksi, ndërsa disa prej neve presin deri sa të rregullohet treni
Qytetar
“Sot në mëngjes ka ardhur nga Gjevgjelia dhe është vonuar mbi 25-30 minuta”.
Qytetar
“Le t’i heqin trenat e vjetër dhe t’i lëshojnë këto vetëm të rinjtë, me ato të vjetrit pak më rëndë”.
“Ky është transport i ngadaltë nuk mund të udhëtohet ky destinacion një orë. Gjatë verës është e pakuptimtë që të voziteni 50km në orë pasi që koha është e nxehtë ndërsa është rrezik pasi zgjerohen binaret.
ARBANA Q KLIMENTA
“Qytetarët të cilët anketuam thonë që në tren është papastërti e madhe, ka mbeturina , ndërkaq sot ndoshta pse ishim të paralajmëruar treni ishte i pastërt. Poashtu qytetarët ankohen se zakonisht treni vonohet me nga 30 minuta, për atë mund të shihet se shumë pak qytetarë shfyrtëzojnë udhëtimin me tren”.
Pyetëm edhe të punësuarin në Hekurudhat.
NIKOLÇE NIKOLLOVSKI
“A është pastër vetëm kështu kur e dinë që jemi këtu?
Jo çdoherë ëshë pastër”.