Ministri i diasporës, Xhemail Çupi ka dhënë lajmin e mirë në lidhje me hapjen e 81 zyrave komunale për diasporën në Maqedoninë e Veriut. Në këtë mënyrë diaspora do të jetë shumë më afër vendlindjes si dhe këto zyra do të shërbejnë si një urë komunikimi midis diasporës dhe vendlindjes, transmeton Almakos.
“ Sot ndjehem shumë i gëzuar pasi përfundimisht u dërgua propozim memorandumi për hapjen e zyrave komunale për bashkëpunim me diasporën në 81 komuna në RMV.
Këta zyra do të shërbenin si urë për informim dhe mbështetje për qytetarët e RMV që jetojnë në diasporë. Rrjedhimisht në secilën komunë do krijohej një strukturë e veçantë për çështje nga diaspora me fokus themelor në forcimin e komunikimit dhe marrëdhënieve me komunitetet dhe shoqatat tona jashtë vendit. Andaj, shfrytëzoj rastin që të dërgoj apel te pushteti lokal, pa përjashtim, që të përkrahin këtë iniciativë që synim kryesor ka mbështetjen e diasporës sonë.
Falënderojë pa masë kabinetin tim për punën e palodhshme.”, shkruan Xhemail Çupi