Këto Pashkë do t’i kujtojnë më së shumti dy shokë të shkollës së mesme të marinës në Split, njëri nga Banja Lluka kurse tjetri nga Veliko Gradishtja, të cilët pas tridhjetë vjetësh u takuan sërish në Ohër.
Së bashku me shokët e tjerë të klasës, këtu do të festohen tridhjetë vjet të maturës.
“Kemi ardhur këtu për të festuar 30 vjetorin e maturës në ish-shkollën detare në Split dhe jemi të kënaqur me Ohrin dhe mikpritjen maqedonase. Kemi ardhur 25 persona. Jemi nga e gjithë ish-Jugosllavia. Disa nuk ishin parë për 15-20 vitesh”, thotë një turist nga Banja Lluka.
“Kjo është hera ime e parë në Ohër dhe është shumë bukur. Po qëndrojmë këtë fundjavë, kam ardhur të shoh miqtë e mi të rinisë”, shprehet një tjetër turist nga Veliko Gradishtja.
Mysafirë të shumtë nga vendi dhe jashtë mbushën Ohrin për fundjavën e zgjatur të festave. Më të shumtët janë turistët vendas, por edhe mysafirë nga vendet fqinje.
“Qëndrojmë tre ditë, e duam Ohrin dhe e vizitojmë sa herë që kemi mundësi. Ka mysafirë nga jashtë. Është e bukur, është e gjallë, është më i pasur. Sa më shumë turistë aq më mirë. Ku planifikoni t’i kaloni këto ditë? Me shëtitje nëpër Ohër, në Skrebatnë dhe në Plaoshnik”, thotë një turist nga Shkupi.
“Kam ardhur nga Shkupi me familjen time. Ohri është një destinacion i mrekullueshëm, një vend i mrekullueshëm me trashëgimi të pasur kulturore. Do të qëndrojmë këtë fundjavë”, shprehet një turist nga Spanja.
“Sot do të ecim në pjesën e vjetër të qytetit dhe në kisha, nga Ohri do ta vizitojmë Shkupin dhe Krushevën. Në Maqedoni do të qëndrojmë gjithsej gjashtë ditë. Jemi shumë të kënaqur, njerëzit janë miqësorë”, tha një mysafir nga Norvegjia.
Kërkohet më shumë hapësirë në lokalet e gastronomisë ndërsa pronarët e varkave ofrojnë turne të organizuar të qytetit përgjatë liqenit.
“Ka punë, ka shumë lëvizshmëri. Ka turistë nga shumë vende. Koronës po i vjen fundi dhe ndihet se njerëzit kanë qenë të bllokuar nga virusi korona për dy vjet”, thekson Zoran Angjeloski-pronar i varkës.
Ambientet hotelierike janë gjysmë të mbushura, ndërsa kapacitetet private të akomodimit janë të kënaqur me plotësinë dhe shpresojnë që kjo të jetë shenjë e një sezoni të mbarë turistik veror./ Alsat.mk