Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot përmes profilit të tij në FB ka publikuar një grafikon të ikjes së shqiptarëve sipas rajoneve brenda 20 viteve shkruan TOP24.
Taravari ka shënuar se 49% e qytetarëve shqiptarë kanë ikur nga Gostivari, 48% nga Kërçova, 40% nga Vrapçishti, 38% nga Struga, 38% nga Bërvenica, 34% nga Zhelina, 31% nga Kumanova, 31% nga Jegunovca, 30% nga Likova, 29% nga Bogovina, 28% nga Dibra, 23% nga Tetova, 20% nga Zelenikova, 20% Çuper Sandeva, 15% nga Dollneni, 14 % nga Harqaina, 12% nga Qyteti i Shkupit, 12% nga Krusheva, 11% nga Sopishta, 8% nga Çashka dhe 7% nga Studeniçani, shkruan Taravari përcjellë TOP24.