Depozitat e thëngjillit në REK “Osllomej” në Kërçovë do ti takojnë së kaluarës dhe zëvendësohen me panele fotovoltaike, njoftoi zv/kryeministri i parë Artan Grubi, pasi që bashkë me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, kryeministrin Kovaçevski, ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe kryetarin e komunës së Kërçovës Fatmir Dehari lëshuan në përdorim zyrtar centralin e ri fotovoltaik
“Ky është projekti më i madh energjetik të realizuar në vend me kapacitet të prodhimit të energjisë së ripërtrishme elektrike prej 10 megavat.
Mbetemi të fokusuar në realizimin e tranzicionit energjetik konform parimeve të agjendës sonë të blertë për mbrojtje të ambientit jetësor dhe cilësisë së jetës”, premtoi Grubi pas këtij evenimenti.
Të njejten gjë e premtoi edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.
“Me termocentralin fotovoltaik “Oslomej” tashmë kemi kapacitet për të prodhuar energji të pastër dhe të gjelbër.
Ndotësit e mjedisit janë një gjë e së shkuarës. Ne po transformojmë me guxim dhe vendosmëri sistemin energjetik dhe po fokusohemi në përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, pavarësinë energjetike dhe mbrojtjen e mjedisit, shkroi Kovaçevski