Në shumë mure nëpër ndertesa në qytetin e Manastirit është vizatuar shkronja “Z”, simbol i invazionit rus në Ukrainë. E shoqëruar me shkurtesën “RF” në qirilicë, si simbol i “Federatës Ruse”, flet për propagandën e shtuar pas fillimit të konfliktit në Ukrainë.
Ekspertët paralajmërojnë institucionet kompetente të marin masat e nevojshme, duke theksuar se bëhet fjalë për propagandë që vjen nga shërbimi sekrey rus.
“Shteti maqedonad është sulmuar nga brenda, institucionet janë sulmuar përmes Shërbimit Sekret Rus, e këtë e vërteton edhe dëbimi i disa diplomatëve rusë nga vendi. Më herët joformalisht u dëbuan edhe diplomatë tjerë rusë të cilët në mënyrë të kontrolluar ose pakontrolluar janë futur në institucionet maqedonase dhe kanë realizuar kontakte me një pjesë të punësuarëve”, deklaroi profesori për çështje sigurie, Marjan Gjurovski.
Ai kërkoi nga organet e sigurisë në Maqedoninë e Veriut që të ngrejnë procedura dhe të dihen emrat dhe mbiemrat e tyre.
Në debatin e organizuar nga “Konrad Adenauer” është theksuar mes tjerash se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është edhe çështje sigurie, e jo vetëm ekonomike./almakos
Data 07.07.2025
Aktuale
- Me precedentë për “Keqtrajtim i të miturve”/ Policia njoftim për plagosjen në Vlorë: 44-vjeçari deklaroi se u qëllua nga një gjuetar
- Mes tensioneve me SHBA-të, Kina shton rezervat e nikelit
- Tre helikopterë po shuajnë zjarrin në Bllacë që në mëngjes – Një bisht cigareje arsyeja e mundshme për zjarrin
- Kosova përballë një krize të thellë politike: Institucionet e reja apo zgjedhje të jashtëzakonshme?
- Mot me temperatura maksimale deri në 41 gradë
- Zjarri në Bllacë, Angellov: Është vënë pjesërisht nën kontroll
- VLEN: Open Balkan, kazinotë dhe korrupsioni: trashëgimia e BDI-së
- BDI: Qeveria përgjegjëse për izolimin e vendit dhe për defokusimin nga procesi i integrimit evropian