Zevendes ministri për Arsim dhe Shkencë, Lulzim Aliu, sot në hapësirat e shkollës së mesme “Kirill Pejçinoviq” në Tetovë ka realizuar takim me drejtoreshën e shkollës, Teuta Llalla.
“Pas publikimit në media se ndaj saj është bërë presion dhe shantazh nga ana e përfaqësues të Komunës së Tetovës me pretekstin për të dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të shkollës e pash të arsyeshme për ta vizituar dhe për të kuptuar nga ajo se çfarë po ndodh”, deklaroi Aliu për mediat pas takimit.
Shkolla e mesme “Kirill Pejçinoviq” njihet si një ndër shkollat e Tetovës e cila ka cilësi dhe nxjerrë nxënës të përgatitur pas mbarimit të shkollimit të mesëm, tha ai.
“Kjo siç duket nuk është edhe qëllimi i komunës, por është partizimi dhe politizimi i saj. Prandaj edhe bëjnë trysni dhe shantazh ndaj drejtoreshës me qëllimin që në vend të saj të vendosin ndonjë person partiak nga radhët e partisë së kryetarit të komunës. Kjo u vërejte edhe nga ajo se sot në hapësirat e shkollës gjendej edhe revizioni komunal i dërguar nga komuna me pretekst për të gjetur ndonjë shkelje. Gjithashtu nga ana e drejtoreshës u njoftova edhe për neglizhencën edhe anashkalimin që i bëhet asaj nga institucioni i komunës. Duke harruar se me një veprim të tillë nuk dëmtohet drejtoresha, por nxënësit e asaj shkolle dhe procesi arsimor në përgjithësi. Në vend që të mbështesin procesin arsimor, ashtu siç edhe e kanë për detyrë, ata po e pengojnë me qëllimin e partizimit të institucionit arsimor”, theksoi Aliu në deklaratën pas takimit.
Ai potencoibse Ministria e arsimit është e interesuar që në atë shkollë procesi arsimor të zhvillohet në formë të rregullt dhe të përmbushen programet mësimore, si dhe nxënësit të arrijnë suksese sa më të mëdha, duke mos u bërë pre e qëllimeve të politikës ditore dhe klanore.
Data 14.09.2025
Aktuale
- Toshkovski: Zjarri në Trubarevë nën kontroll, por substancat toksike rrezikojnë banorët
- Gjeorgjievksi: Ndotja e ajrit si sfidë serioze për Shkupin!
- Orce Gjeorgjievski:Zjarr katastrofik në Shkup – të gjitha forcat në terren
- Ramadani: Këto zgjedhje janë referendum për dinjitetin shqiptar, zhvillimi i Sarajit dhe projektet konkrete për banorët mbeten prioritet
- Meta për Syri.net: Futja e opozitës në Kuvend, vendim i drejtë! Zbardhja e aferës ‘McGonigal’, zbulon grushtin e shtetit
- Muhamed Elmazi: Tetori është më afër se kurrë, numërimi mbrapsht ka nisur
- Mexhiti: S’ka më na jepni votën, do ta bëjmë këtë ose atë! E bëjmë punën, ju e vlerësoni
- E Majta me kandidatë për kryetar komune në Tetovë, Gostivar dhe Strugë