Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mivkoski bashkë me nënkryetarin Aleksandar Nikolloski mbrëmjen e sotme janë në Hungari, përcjell TV21. Mickoski njoftoi se atje është me ftesë të kryeministrit hungarez Viktor Orban,
“Me ftesë të mikut tonë të madh dhe mikut të Maqedonisë, Viktor Orban, sot së bashku me nënkryetarin Aleksandar Nikolloski presim rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Hungari, në selinë zgjedhore të Fidesz. Presim një fitore të re, të katërt radhazi për Fidesz dhe një mandat të ri të katërt radhazi të kryeministrit Victor Orban!”, shkruan Mickoski.
Sondazhet thonë se Fidesz dhe partnerët e tij kanë një epërsi të ngushtë ndaj gjashtë partive opozitare që janë bërë bashkë. Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë pasur 8 milionë persona, por një pjesë e rëndësishme e elektoratit, në ditët e fundit të fushatës është deklaruar e pavendosur.
Kujtojmë se në Hungari gjendet ish kryeministri njëherë edhe ish kreu i VMRO-DMPNE-së, Nikolla Gruevski, i cili gëzon statusin e azilantit, të cilin e ka fituar pikërisht nga administrata e udhëhequr nga Viktor Orban.