Ushtria ukrainase me raketa-hedhës amerikan Javelin, ka shkatërruar tankun rus T-72 në rrethinën e Kherson, shkruan Gazeta Metro.
Sipas një video të publikuar nga mediat e huaja, thuhet se në rrethinën e Kherson është shkatërruar një tank i forcave ruse.
Kjo është njëra ndër armët që SHBA’të ia kanë dhuruar Ukrainës, në luftë ndaj rusëve.
Shtetet e Bashkuara pritet t’i japin Ukrainës edhe 100 milionë dollarë të tjera në formën e ndihmave për mbrojtjen e civilëve, konfirmoi të shtunën Departamenti amerikan i Shtetit.
Deri tani SHBA’të kanë dhënë miliarda dollarë ndihma për Ukrainën.