Një ditë para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, në Kumanovë është hapur solemnisht xhamia e re e këtij qyteti.
Xhamia është hapur në prezencë të qindra besimtarëve.
Me këtë rast, imami i xhamisë u uroi besimtarëve muajin e bekuar të Ramazanit duke lutur Allahun e Madhërishëm që të na e pranoj agjërimin tonë.
Ai uroi që muajin e Ramazanit ta fillojmë të gëzuar.
Xhamia është ndërtuar me kontribut të pamohueshëm të shumë besimtarëve.