Është me rëndësi të madhe Republika e Maqedonisë së Veriut të bëjë hap përpara në integrimet evropiane sepse pandemia dhe posaçërisht lufta në Ukrainë tregoi se është me rëndësi që shtetet në Evropë të veprojnë së bashku, dhe se vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE, konstatuan gjatë takimit të sotëm kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministrja shtetërore për Evropë dhe marrëdhënie ndërkombëtare e krahinës së Bavarisë pranë Republikës federale të Gjermanisë, Melani Hulm.
Siç informuan nga shërbimi qeveritar për shtyp, në takim është cekur rëndësia – Republika e Maqedonisë së Veriut ta vazhdojë zhvillimin në rrugën evropiane.
Në Qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrin Kovaçevski, siç u vlerësua, shihet kahëzimi drejt zhvillimit të shtetit.
Në takim u bisedua edhe konkretisht për avancimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bavarisë, përmes aktivizimit të Komisionit të formuar të përzier ndërqeveritar, me fokus në ekonominë, drejtësinë, të rinjtë dhe digjitalizimin dhe inovacionet.
Kryeministri Kovaçevski shprehi falënderim për mbështetje të shtetit tonë në rrugën evropiane dhe për interesimin nga Bavaria për mbështetjen në zhvillimin e kapaciteteve në sferat e cekura.
Ai e ceki edhe fokusin e Qeverisë në tejkalimin e sfidave me kujdes për qytetarët dhe shtetin.