Në vazhdimin e vizitës zyrtare në Prishtinë, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Timço Mucunski, njëheri kryetar i komunës Aerodrom në Shkup, përveç takimit me kryetarin e Prishtinës Përparim Rama është takuar edhe me nenkryetaren e LDK-së, Shqipe Mjekiqi-Sadiku.
Pas takimit, Mjekiqi-Sadiku deklaroi se LDK dhe VMRO-DPMNE janë parti simotra.
“Kisha kënaqësinë të mirëpres në LDK nënkryetarin e VMRO-DPMNE, njëherit edhe kryetar i Komunës ‘Aerodrom’ të Shkupit, z. Timco Mucunksi. Zhvilluam një bisedë jashtzakonisht të mirë për aktivitetet tona politike dhe hapat e mëtutjeshme në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy partive tona simotra”, deklaroi Mjekiqi-Sadiku.