Me organizimin e fushatës së dhurimit të gjakut, në të cilën unë personalisht dhurova gjak, këtu në Çifte Amam, në Çarshinë e Shkupit, në prag të 7 Prillit – Ditës Botërore të Shëndetit, si dhe në pritje të agjërimit që pason këtë muaj, ne e shënojmë këtë ditë në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Transfuzive, njoftoi ministri Bekim Sali.
“Qëllimi i këtij aksioni të dhurimit të gjakut, në të cilin marrin pjesë edhe kolegë të tjerë nga Qeveria, zëvendësministri, drejtorët dhe punonjësit e kompleksit të klinikave, është që së bashku të kontribuojmë në afirmimin e dhurimit të gjakut, si akti më i lartë human dhe, njëkohësisht, me një shembull personal, duke dhuruar gjak për të ndihmuar në shpëtimin e jetës së dikujt.
Po ashtu u shpreha falënderime të gjithë dhuruesve të gjakut për humanizmin dhe solidaritetin e dëshmuar”, deklaroi Sali.