Zëvendës ministri i arsimit, Lulzim Aliu, priti sot në kabinetin e tij përfaqësues të Universitetit të njohur të Çanakalasë.
Çanakkale Onsekiz Mart Üniversitesi – ÇOMÜ me mbi 1800 akademikë dhe mbi 48,000 studentë u rendit në mesin e 1,000 universiteteve më të mirë në botë në Raportet Botërore të Renditjes së Institucioneve Scimago në vitin 2012.
Në takim janë dakorduar aktivitete konkrete bashkëpunimi, që mundësojnë hapjen e dyerve të këtij Universiteti për studentë nga Maqedonia e Veriut.
“Sot u vizituam nga rektori i universitetit të Çanakalas, Prof. Dr. Sedat Murat, sekretari gjeneral Ayhan Monus, koordinatori Ziya Arnavutoglu si dhe Prof. Dr. Ayhan Oral, ku biseduam për thellimin dhe vazhdimin e bashkëpunimit që e ka universiteti i Çanakalas me 4 universitete në RMV”, deklaroi zevendës ministri Aliu për mediumet që përcollën takimin.
Mysafirët nga Turqia theksuan se shkëmbimi i studentëve, pjesëmarrja në konferenca bashkarisht, si dhe botimet e përbashkëta shkencore ishin disa nga pikët që u theksuan në këtë takim, me një agjendë të përbashkët për të zhvilluar dhe avancuar arsimin e lartë.