Presidenti amerikan, Joe Biden, sot ka vizituar refugjatët ukrainas në Poloni, duke thënë se nuk ka nevojë që të flasin me gjuhë të njëjtë, për të ndjerë emocionet në sytë e tyre.
“Vizitova refugjatët ukrainas që kanë ikur në Poloni këtë pasdite. Ju nuk keni nevojë të flisni të njëjtën gjuhë për të ndjerë emocionet në sytë e tyre. Dua të falënderoj mikun tim Chef José Andrés, ekipin e tij dhe njerëzit e Varshavës që hapën zemrat për të ndihmuar”, ka shkruar Biden në fotografinë e bashkangjitur ku shihet duke e mbajtur një fëmijë ukrainas.
Biden, sot është takuar me ministrat ukrainas dhe qeverinë polake si pjesë e vizitave të tij evropiane këtë javë.