MPB-ja ka njoftuar se gjatë së Premtes në rajone e të gjitha sektorët për Punë të Brendshme në vend ka ndërmarrë aksione koordinuese për shkatërrimin e shitjeve të drogës narkotike dhe tregtisë me armë zjarri.
“Nga ora 5:00 e mëngjesit të së premtes në gjithë territorin e vendit janë kryer mbi 20 bastisje. Bastisje janë bërë në qytetet Tetovë, Gjevgjeli, Kërçovë, Shkup, Kumanovë, Strumicë, Shtip e qytete të tjera ku janë zbuluar dhe konfiskuar sasi të mëdha të marijuanës, kanabis, 22 paketime me heroin, amfetamina si dhe para dhe municione armësh.