Me metoda të ndryshme Ministria e Shëndetësisë po mundohet ta nxisë vaksinimin kundër Covid-19. Dy mënyrat e fundit janë porositë SMS që u dërgohen drejtpërdrejt pacientët nga sistemi “Termini im” dhe karvani i vaksinimit mobil.
Kryetarja e mjekëve amë Lilija Çollakova-Dervishova me kritika ndaj institucioneve shëndetësore për masën me porosi SMS. Thotë se kjo metodë ka krijuar shumë konflikte mes pacientëve dhe mjekëve, ngaqë ka shumë pacientë të cilët për shkak të disa sëmundjeve nuk guxojnë të vaksinohen.
“Kjo ishte me të vërtetë lëvizje e keqe nga “Termini im” ku në kohën kur ne nuk punonim, ata nëpërmjet sistemit tonë kanë krijuar dhe dërguar porosi. Kjo nuk është në rregull, sepse kanë krijuara konflikte pacient-mjek. Nuk mundeni ju që në mënyrë masovike të dërgoni porosi SMS, sepse një numër i madh i qytetarëve ka kundër-indikacione dhe janë të sëmurë, e si të marrin. E dyta kjo punë u desh të lihet në duar të mjekëve amë, nuk guxon askush që në emrin tonë të krijojë udhëzime dhe të dërgojë porosi të tilla SMS”, tha Çollakova-Dervishova.
Për të nxitur vaksinimin, sot në një qendër tregtare të Shkupit u hap një pikë vaksinimi. Qytetarët vinin për pazar, por shmangnin vaksinimin. Pak të interesuar kishte për t’u imunizuar.
“Përse sot, po sepse e kam më afër, falënderoj ekipet mobile që na mundësojnë që të jemi më afër, të mos shkojmë nëpër pika apo ambulance”.
“Diku janë kontradiktore, diku normale, janë përzier gjërat kështu që secili le të vendos, unë vendosa ta marr edhe të tretën”.
Përndryshe në vendin tonë me dy doza të vaksinës, që llogaritet vaksinim i plotë është imunizuar 41% e popullsisë së përgjithshme. Nëse vitin e kaluar vaksinoheshin rreth 13 mijë qytetarë për një ditë, për të arritur këtë shifër tani duhen dy muaj. Këtë vit nga 16 janari deri më 20 mars, apo për dy muaj janë vaksinuar vetën 13 mijë persona.