Reprezentuesit e Maqedonisë, Enis Bardhi dhe Aleksandar Trajkovski, por edhe trajneri Blagoja Milevski, janë pajisur me pasaporta diplomatike nga Ministria e Punëe të Jashtme të Maqedonisë, një pas kthimit nga Palermo, ku Maqedonia mundi Italinë me 1-0 në sfidën e plej offit për Botërorin “Katar 2022”.
Futbollistët dhe trajneri Milevski, pasi që u pajisën me pasaportat diplomatik, iu kthyen përgatitjeve për sfidën finale të plej offit dhe përballjes me Portugalinë. Sipas planit të hartuar që më parë, janë regjistruar dy stërvitje ën Shkup, një gjatë ditës së shtunë dhe një gjatë ditës së diel. Kjo e fundit do të jetë i mbyllur dhe do të zhvillohet paradite, pasi që pasdite, ekspedita e Maqedonisë do të niset drejt Portos. Kujtojmë se sfida finale e plej offit në mes Portugalisë dhe Maqedonisë, do të zhvillohet të martën, më 29 mars, në stadiumin “Dragao” në orën 20.45.