Disa janë miliarderë në denarë, por sigurisht edhe miliarderë në monedhën zyrtare të BE-së. Populli është lodhur me njerëz që kanë hyrë në politikë të varfër dhe milionerë janë larguar nga politika. Nuk duhet unë të mendoj se njerëzit e pushtetit hynë të varfër dhe u bënë milionerë sepse fletët e tyre pronësore e tregojnë këtë, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sonte në emisionin “Click Plus” në televizionin Tv21.
Mickoski theksoi se analizat e deritanishme tregojnë se ka njerëz që kanë hyrë në politikë të varfër dhe janë bërë milionerë.
“Në bazë të analizës që kam bërë për pronat e tyre, them se ka njerëz që kanë hyrë në politikë të varfër dhe kanë përfunduar si milionerë. Shikoni makinat, shikoni si jetojnë dhe ku jetojnë njerëzit, në anën tjetër populli po varfërohet”, tha Mickoski.
Mickoski është i prerë se nëse ka funkcionerë tanë të VMRO-DPMNE-së, nëse kanë hyrë në politikë të varfër dhe kanë dalë milionerë, atëherë edhe ata duhet të jenë para gjykatës publike.
“BDI dhe Artan Grubi u njohën në deklaratën nga të varfër deri te milionerë. Më ka habitur fakti se pse Artan Grubi dhe BDI në atë deklaratë u njohën, unë nuk kam përmendur emra për të mos e ulur nivelin në atë nivel primitiv siç bëri ai”, përfundoi Mickoski.