Sekretari i Departamentit të Shtetit Antony Blinken ka dhënë një mesazh, për vdekjen e sekretares së parë të DASH Madeleine Albright. Ai tha se ajo ishte një diplomate brilande dhe një udhëheqëse vizionare.
“Dhe falë saj jo pak, Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke iu bashkuan NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara mbrojtën shqiptarët etnikë në Kosovë kundër agresionit serb. Sot, ka një shesh dhe një rrugë në Kosovë me emrin Madeleine, dhe një statujë e saj qëndron në kryeqytet”, tha ndër tjerash ai.
Madeleine Albright, e cila shërbeu si Sekretare e Shtetit nga viti 1997 deri në 2001, nxiti zgjerimin e NATO’s drejt lindjes në ish-bllokun sovjetik dhe ndihmoi në udhëheqjen e fushatës së bombardimeve të NATO’s në 1999 për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë. Ajo humbi jetën disa ditë më parë në moshën 84-vjeçare.