Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan tha se do të bazhdojë të bëjë përpjekje ndërmjetësimi midis Rusisë dhe Ukrainës në tentativë për të arritur një marrëveshje dhe ndaluar luftën.
“Në mes të luftës, shumë kompani të mëdha po largohen nga Rusia dhe dyert e Turqisë janë hapur plotësisht”, tha Erdogan.
Turqia po luan rolin më aktiv në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund sulmit rus në Ukrainë. Pas takimit të organizuar nga kryediplomati turk Mevult Çavushollu në Antalia midis homologëve të tij të Keivit dhe Moskës. Erdogan dhe më herët ka shprehur vullnetin dhe bindjen për të ulur në bisedime Zelenskyn dhe Putin.