Zëvendësministri i arsimit, Lulzim Aliu, ka reaguar për përpjekjen për shkarkimin e drejtoreshës së gjimnazit të Tetovës “Kiril Pejçinoviç”, Teuta Llalla, e cila akuzon se në emër të kryetarit të komunës disa persona i kanë kërkuar të japë dorëheqje. Zëvendësministri Aliu thotë se shantazhi dhe ndikimi politik është i papranueshëm, ndërsa i bëri thirrje kryetarit të Tetovës dhe bashkëpunëtorëve të tij që mos bëjnë presione mbi drejtoreshën dhe institucionet arsimore në përgjithësi.
-
- “Prandaj i bëj thirrje, një formë e këtillë ndikon negativisht mbi ecurinë e procesit arsimor dhe ul cilësinë e arsimit pasi që ajo është zgjedhur në bazë të kushteve të parapara për zgjidhjen e një drejtori të një institucioni arsimor, gjykoj se lidhur me këtë duhet të reagojnë edhe organet kompetente meqë e ka paraqitur edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, tha Aliu.