“The Mirror” i ka kushtuar një artikull presidentit rus Vladimir Putin, duke sjellë vëmendje shpenzimet e tij marramendëse për veshjet, stërvitjen si edhe orët luksoze që duket se janë edhe të preferuarat e presidentit Putin.
Ndalur tek fjalimi i Putin që zhvilloi ditë më parë në një stadium në Moskë, The Mirror shkruan se mbante veshur një xhaketë me vlerë 10, 000 £ , 31 herë më shumë se paga mesatare mujore e vendit.
Lideri rus është i njohur për shijet e tij të shtrenjta dhe ajo çfarë ka rënë në sy janë edhe orët e shtrenjta.
Për orët e tij thuhet se janë një koleksion me vlerë më shumë se 500,000 £.
Por shpenzimet e tij të larta nuk fokusohen vetëm në stilin e tij të veshjeve, ai është edhe pronar i një pallati prej 1 miliard dollarësh, i njohur si “Pallati i Putinin” , si edhe i 19 shtëpive të tjera, 58 avionëve dhe helikopterëve dhe një super jahti 73 £.
The Mirror sjell disa nga shijet më të shtrenjta të Putinit , ndërsa disa prej të cilave i konsideron edhe blerje qesharake, shkruan BalkanWeb.