Ministri Çupi vizitoi Qendrën e Komunitetit Dibran në shtetin e Nju Xhersit, kete njoftim e ka bere ai nepermjet rrjetit social Facebook, ai gjithashtu u shoqerua me pjesetaret e tjere te komunitetit sic jane: Drejtorit për investime të huaja z. Emini, imami i njohur nga Dibra Mr. Omer Kadri, transmeton InfoShqip.
Postimi i plote:
“Llogaritet se komuniteti dibran është dhjetëra mijëra në SHBA dhe kjo dëshmohet edhe me numrin e madh të qendrave kulturore dhe fetare në diasporën amerikane, andaj këtu theksojmë Dibra Community Center, organizatë e lokalizuar në Nju Xhersi por ka shtrirje akoma më të gjërë që operon si xhami për qëllime religjioze, humanitare, kulturore dhe arsimore.
Në shoqërimin e drejtorit për investime të huaja z. Emini, ministri u prit nga imami i njohur nga Dibra Mr. Omer Kadri, bordi udhëheqës dhe disa nga antarët e organizatës“- shkruan ai.