Kufomat e ushtarëve rusë të eliminuar po kthehen fshehurazi në Rusi nëpërmjet Bjellorusisë me avionë specialë, trena dhe autobusë për të shmangur tërheqjen e vëmendjes.
Pasagjerët në një stacion treni në Bjellorusi u shprehën të “tronditur” nga numri i kufomave që po ngarkoheshin ndërsa stafi i spitalit të këtij stacioni foli për morgje “të tejmbushura”.
Videoja e publikuar tregon një kolonë autobusësh rusë me shenjën “V” për transportimin e kufomave përmes qytetit bjellorus të Homel. Simboli “V” përdoret për t’iu referuar Bjellorusisë në automjetet ushtarake ruse.
Radio Evropa e Lirë, e cila shpërndau videon, raportoi se shumë prej trupave i përkisnin ushtarëve rusë të moshës 20-vjeçare. Vagoni u ndal në qytetin Voznesensk pranë Mykolaiv në jug të Ukrainës.