Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT), Aneta Simeska Dimovska, sonte në emisionin “360 gradë” në Alsat tha se vendi ka rezerva të mjaftueshme të vajit për gatim, dhe tha se cili do të jetë çmimi maksimal i pritur i shitjes.
“Në varësi të prodhuesit, në varësi të paketimit. Kemi paketime të ndryshme, nga 0,8 litra, 0,9 apo 1 litër, mirëpo presim që të lëvizë deri në 110 denarë, varësisht nga prodhuesi”, tha Simeska Dimovska.