Ish kryeministri Bullgar Bojko Boriso është arrestuar mbrëmë, kurse Bashkë me të janë arrestuar edhe këshilltarja e tij Sevdalina Arnaudova, ish deputetja Menda Stojanova dhe ish ministri i financave, Vlladimir Goranov.
Në sqarimin e shkurtër fillestar të policisë u tha se ata janë arrestuar për “verifikim urgjent”. Mirëpo sot kanë dalë në shesh të dhëna tjera lidhur me shkaqet e arrestimit të Borisovit. Bëhet fjalë për dyshime për reket ne vlerë 60 milionë leva bullgarë (30 milionë euro), ndaj biznesmenit Bozhidar Bozhkov. Bëhet fjalë për biznesmen në biznesin e kumarit, i cili para ca kohe është futur në listën e zezë amerikane.
Mediumet shkruajnë se bëhet fjalë për paratë që u incizuan me dron në dhomën e gjumit të Borisovit, deri sa ai ka qenë duke fjetur.
Asokohe Borisov e akuzoi presidentin bullgar Rumen Radev se qëndron pas këtij incizimi, duke deklaruar se incizimi është kryet me dron të cilin Radev e ka marë si dhuratë nga Kina.
Data 20.10.2025
Aktuale
- Izet Mexhiti priti Ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja: “Miqësia mes dy vendeve do të mbetet themel i së ardhmes sonë”
- LSM: Shporta e minimale për muajin tetor ka arritur në 65.544 denarë
- Aksident i rëndë në Burrel, automjeti kthehet përmbys! Plagosen dy vajza
- Balotazhi në Shkup – VMRO dhe E Majta kokë më kokë
- Radev: I bëra thirrje Hungarisë të bindë vëllezërit tanë nga Maqedonia për ndryshimet kushtetuese
- Maqedonisë së Veriut i duhen 56 vjet për të arritur standardin europian të jetesës
- LSDM përjeton humbje të thellë në zgjedhjet lokale – humb edhe Strumicën pas 20 vitesh
- Nga gjithsej 44 kryetarë të komunave të zgjedhur në raundin e parë, vetëm 1 është grua