Ejup Berisha
Z .Z.v Kryeminister Artan Grubi nese doni a e ndani rrogen me mua flas per rrogen mujore qe e merrni si Z.v Kryeministër për Sistem politik dhe mardhënie mes bashkësive etnike këtu në RMV. Dje ju keni bërë të ditur në opinion se për angazhimet dhe punët tuaja që i bëni si udhëheqës ne dikasterin qeveritar paguheni 70 mije denar në muaj dhe po shprehet vullnet dhe deshire ju unë po ju propozoj qe të ma jepni jo 50 perqind por 35% të asaj rroge tuajën mujore të Z.v Kryeministrit. Z Grubi më degjoni kësaj radhe e kamë me seriozitetin më të madh të mundshëm. Ju do të mendoni se unë jame cmendur por ju siguroj se jo pra akoma nuk më kanë lënë mendët mua edhe pse në këtë shtet egziston edhe ajo mundesi reale që një ditë për shkak të disa situatave të cmendura mendët njerezve tu thonë Bye Bye.Prandaj më dëgjoni me vemendje ju lutem se do tua themë edhe shkakun se pse e bej këtë kerkesën për ndarjen e asaj përqindje të rrogës tuaj Pra të njëjtën fillimisht ua kamë drejtuar juve e me pas edhe disa funkcionarëve të tjerë shtetëror. Z.Grubi qe 10 vite subjekti juaj politik BDI refuzon të më lejon që ta zë një vend pune në ndonjë institucion shteteror dhe publik këtu në RMV, prandaj konsideroj se ma keni borxh që të ma siguroni një rrogë mua si qytetar i ketij vendi.Se ku do ta siguroni atë pagë për mua kjo nuk është me rëndësi e rendesishme është që unë të kemë një burim egzistence sepse edhe mua më takon një gjë e tillë pasiqë jamë edhe shtetas i RMV-së. Atë qe nuk ma keni mundësuar si subjekt politik qe 10 vite propozoj që të ma kompenzoni tani ju të BDI-së apo më konkretisht ju Z. Grubi pastaj Ministri i Jashtëm Z.Osmani por dhe Kryetari i Kuvendit Z. Xhaferi. Z. Grubi ju e dini më së miri por unë ju kujtoj se është obligim i shtetit që ti siguroj materialisht qytetarët e saj me një pagë të caktuar mujore. Këtë gjë e parasheh edhe Kushtetuta e RMV-së si akt më i lartë politiko-juridik ndërsa më të thirrur për respektimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë në këtë shtet jeni ju dy antarët e Qeverisë dhe Kryetari i Kuvendit Z.Xhaferi i cili e udhëheq institucionin më të lartë shtetëror i cili duhet ta kontrollon punën e Qeverisë se a është në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjet e këtij shteti. Kushtetuta gjithashtu nuk e lejon diskriminimin në cdo sferë të jetës por edhe në punësim prandaj unë ju informoj se jamë viktimë e diskriminimit mu në sferën e punësimit në kohzgjatje prej 10 vitesh.Pra opinionin e gjërë e informoj lidhur me këtë fakt apo informoj se unë autori i këtij shkrimi diskriminohem për një vend pune qështje pra që ma garanton Kushtetuta e këtij vendi. Dhe me këtë rast për këtë diskriminim që më bëhet mua askuj deri tani sja ka ndi, sja ndin sdo dhe sdo tia ndin edhe nesër. Por mua ma ndin shumë se jamë paralizuar në jete dhe cfar është më e keqja si di shkaqet se pse. Prandaj Zotërinj të BDI-së propozoj që ta bejmë një marrveshje të tillë e nëse nuk e pranoni këtë variantin e ndarjes së rrogave tuaja me mua atëher propozoj që të ma mundësoni një vend pune.Pra tani zgjedhni se keni edhe alternativë. Unë nëse gjej vend pune nuk do tu kërkoj perqindje nga pagat e juaja mujore por do të filloj të fitoj vetë për veten dhe familjen time. Këtë mund ta bëj akoma sepse jame i aftë i pergatitur dhe parasegjithash i zgjuar akoma për këtë gjë dhe ju mund te ma mundesoni një vend pune me qëllim që të fitoj vetë.Kështu ju ma lani borxhin qe ma keni mua qe 10 vite dhe unë fitoj për të jetuar si njeri dinjitoz dhe i përgjegjshëm këtu në RMV. Z të nderuar nëse i dëgjuat ofertat e mia tani e tutje pres pergjigje prej jush.Pra Z.Grubi,Z.Osmani dhe Z.Xhaferi ju lutem shqyrtoni këto oferta në fund të fundit nuk po ua imponoj të njëjtat por po u ofroj burrërisht mundësi për marrveshje.